Ndonëse shumë njerëz ishin të mendimit se pas daljes së Beatrix Donaldi do fokusohej te loja, duket se e kundërta ka ndodhur. Këto ditë Donaldi ka qenë shumë i ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht, shpeshherë duke qëndruar edhe vetëm.
Për më tepër, dy ditë më parë ai i tha Monikës se do që të ndërpresë lojën dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Mbrëmjen e djeshme, Donaldi ka qenë duke biseduar me Egzonën të cilës i ka treguar se ka qenë tepër i shqetësuar edhe se i është dukur sikur po e humbet veten e tij me gjithë këto situata që kanë ndodhur.
“Më duket sikur po e humbas veten time këtu brenda”, u shpreh ai. “Mos e harro arsyen për çfarë je futur”, i tha Egzona. “Ajo arsye po më mban mua këtu”, u përgjigj Donaldi. Ndërkohë, Beatrix ka reaguar për herë të parë 4 ditë pas daljes nga BBV, ku dnër të tjera ka thënë se do hidhej prapë në krahët e tij, nëse ai do zgjaste dorën.