Lajme

Donte të jetonte dhe të bëhej kuzhiner, ky është 18-vjeçari shqiptar që ia mori jetën Covid-19





I riu që shihni në foto është 18-vjeçari i cili h umbi jetën nga covid 19. Qamil Seiti nga Mamurrasi, ka humbur jetën në Spitalin Covid 2 , pasi ishte infektuar me covid. Siç duket dhe nga fotot i riu punonte në kuzhinë.

18-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.

Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në int ubim.

Mësohet se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar.





MË TË LEXUARAT

To Top