Rozë

Drejtoresha e Urbanistikës jep deklaratë: Të rinjtë nuk po largohen, ja si po i mbajmë në Fier

Adela Hysenaj, drejtoreshë e Urbanistikës në Fier mohoi për “RinVote” në Euronews Albania largimin e të rinjve nga qyteti.

Fieri nën drejtimin e PS me i mirë apo me i keq për të jetuar? Ja si përgjigjet Adela Hysenaj - YouTube

“Nuk është e vërtetë që të rinjtë janë larguar nga Fieri, përkundrazi, duke nisur nga vetja ime, të rinj dhe moshatarë të mitë janë kthyer, janë pjesë e qytetit të Fierit.

Ka dhe emigrantë që janë kthyer, ne kemi pasur herë pas here shtrimin e rrugëve për në njësi administrative, për në fshat. Fakti që këta emigrantë janë kthyer në bashkinë e Fierit dhe kanë investuar në biznese të ndryshme do të thotë që bashkia e Fierit ju ka dhënë mundësi më të mira bashkëpunimi se të jenë jashtë shtetit,” – u shpreh Hysenaj.

Ajo përmendi një investim strategjik që ka punësuar mijëra të rinj në qytetin e Fierit e që sipas Hysenajt është një formë për t’i mbajtur në qytet këta të rinj.

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, Eriselda Zotaj tha se në Fier ka politikanë që nuk kanë se çfarë të ofrojnë më.

Sipas saj prej më shumë se 30 vitesh ka politikanë në qytetin ku ajo kandidon që nuk mund të japin më asnjë program për qytetarët.

“Janë disa politikanë që nuk kanë çfarë i japin më votuesit fierak dhe realisht sot është momenti për të thyer një herë e përgjithmonë mentalitetin e trashëguar prej vitesh se Fieri na qenka një bastion. Është fakt që është votuar Partia Socialiste, por sot kemi një alternativë që i ka munguar qytetarit fierak,” – u shpreh Zotaj.

Balla prezanton dy bashkëkryetarët e PS Fier: Do çojnë në zhvillimin e partisë dhe forcimin e strukturave – Balkanweb.com – News24

MË TË LEXUARAT

To Top