Rezeart Xhaxhiu, gazetar, dhe njëherësh mik i mirë i presidentit Kasem Hysenebelliu që sot nuk jeton më, e kujton me detaje kafen e fundit mes tyre, ku ishin dhe planet për emisionet e reja që do të jenë në ekranin e Fax News.
Xhaxhiu shprehet se planet për Faxin tjetër, emisionet që Hysenbelliu kishte në mendje do të vazhdojnë, së bashku me djalin e të ndjerit, Kevinin.
“Shikoni në çfarë kohë idiote dhe absurde po jetojmë, më vjen fr ikë që të hap Facebook-un se do përballem me ikjen e një miku, më ndodhi sot një gjë e tillë, kur mora një telefonatë nga redaksia dhe mu drodhën këmbët. Dhe dëgjova një zë përtej, dhe aty ndjeva humbjen time, dhe të familjes së madhe të Faxit.
Nuk do doja kurrë që të isha sot këtu, në 30 vite kam bërë in memorium për qindra njerëz, por kurrë nuk e kisha menduar që do flisja për njeriun tim, sepse televizioni është një familje. Nuk e kisha menduar që do vija brenda familjes sime, dhe do flisja për largimin e njërit prej…