Analisti dhe një nga themeluesit e Dritare.net, Drtian Hila, ish-zv.ministër, përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook, ka dhënë një propopzim për ata që kanë tokë.
Sipas Hilës, ai që ka tokë dhe nuk e punon apo s’paguan asnjë taksë për 3 vite, t’i merret. Ja propozimi i plotë i analistit.
“Tokë pranë liqenit të Farkës (në fakt është rezervuari I ngritur me djersën e këtij mileti) dhe vlera i është rritur se ka shkuar rruga dhe kanalizimet të bëra me paret e mia e të atij që paguan taksa në këtë vend, me çmim 1.9 mil € për 3,600 m2 të marrë qyl me ligjin 7501. Domethënë 527 €/m2.
Keni luajtur mendësh? Ti më shet një tokë për të cilën nuk ke derdhur një pikë djerse por ia ke marrë pronarit me ligj që e bëri Berisha ( vetëm Emanuel Heba nga të djathtët votoi kundër ligjit), dhe ia vë çmimin sa i biri t‘ëmën!
Një tokë që nuk e punon prej 30 vjetësh por e mban peng me shpresë që një dita do ta shesësh si në qendër të Romës. Shikoni ligjin për tokën.
Kush nuk e punon, kush nuk i paguan taksa brenda tri vjetësh, t’i merret. Kush nuk e shet tokën bujqësore të marrë me ligjin 7501, paratë i merr pronari ose shteti”, shkruan Hila.