Rozë

Dua Lipa bija shqiptare që kërkoi drejtësi për popullin e vetë para botës ka datëlindjen: Edhe 100 të bëhesh o krenari e madhe!

Ajo është një nga artistet më të njohura të momentin dhe gjithashtu një nga shqiptaret që na ka bërë më së shumti krenarë me arritjet e saj.

Dua Lipa courts controversy with tweet backing Albanian ...

Dua Lipa po ngjit çdo ditë shkallë më të larta, teksa pavarësisht të gjithave nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh.

Dita e sotme nuk është një ditë e zakonshme për të dhe familjen e saj, pasi autorja e hitit “One kiss” feston sot ditëlindjen.

Bukuroshja shqiptare ka lindur më 22 gusht të 1995 dhe mbush 25 vjeç.

E në këtë ditë të veçantë nuk kishin si të mungonin urimet e përzemërta të familjarëve të saj.

Kujtojmë se Dua prej disa muajsh ndodhet larg familjes, pasi është zhvendosur me të dashurin e saj Anwar Hadid në SHBA.

Kurse familja e saj ndodhet në Britani.

Kështu, ndryshe nga vitet e tjera ata do e kalojnë të ndarë ditëlindjen dhe urimet e tyre kanë një emërues të përbashkët: “më mungon”.

Ndërkohë, nuk ka ende një urim nga Anwar, por jemi të sigurtë se nuk do mungojë.

Dua zakonisht organizon festa të mëdha për ditëlindjen e saj, por këtë vit duket se ka qenë ndryshe, pasi deri tani nuk ka ende asnjë detaj se si do ta festojë ditëlindjen e 25-të.

Image

The untold truth of Dua Lipa

MË TË LEXUARAT

To Top