Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka promovuar Shqipërinë e Madhe, duke sjellë një numër të madh komentesh në drejtim të saj në Serbi.
Ajo bëri bujë me deklaratën “Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi”. Ndërkohë që tani ka tërhequr sërish vëmendjen me një lëvizje tjetër.
Dua Lipa ka bërë në plan që të mbajë një koncert online në fund të muajit dhe ka ftuar të gjithë ata që jetojnë në Serbi të paguajnë biletën në mënyrë që ta shikojnë dhe ta dëgjojnë atë.
“Biletat e koncertit janë tani në dispozicion edhe për Hungarinë, Republikën Çeke, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë Hercegovinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë! Porosit tuajën!”- shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.