Rozë

Dua Lipa: Njerëzit duhet të thonë për mua dhe Rita Orën, jemi nga Kosova jo ai vendi mes Greqisë dhe Italisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po i bën të gjithë krenarë kudo në botë.

Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin, zbulohet arsyeja shokuese – Revista Who

Madje Daily Mail i dedikoi edhe një artikull sesi, ajo nga një vajzë e thjeshtë me prindër emigrantë, po i jep famë shqiptarëve.

“Ndihem shumë krenare që jam nga të dyja vendet dhe ndjehem sikur përfaqësoj të dy vendet”.

Më tej, këngëtarja ka theksuar se do të donte që Kosova të njihej nga të gjithë si vendi i saj dhe i Rita Orës, jo si shteti mes Italisë dhe Greqisë.

“Pra, nëse dikush thotë ‘oh, ku është Kosova?’ njerëzit thonë ‘është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’.

Ata fillojnë të flasin për këtë dhe është një gjë për të cilën je krenare. Ju menjëherë ndiheni përgjegjës për imazhin që portretizoni dhe mënyrën se si përfaqësoni vendin tuaj”.

Ndërsa më tej në artikull, citohet edhe një deklaratë e babait të Duas, Duakagjin Lipa, i cili përpara hapjes së Festivalit Sunny Hill u shpreh: “Ne duam t’u japim njerëzve ndjenjën e përkatësisë, të jetesës evropiane dhe idenë se jemi pjesë e Evropës.

Rita Ora dhe Dua Lipa performojnë në të njëjtën skenë

MË TË LEXUARAT

To Top