Në puntatën e djeshme të “Për’puthen” është transmetuar takimi i Efit dhe Mevlanit. Takimi nisi me diskutime të ashpra nga ana e Efit, e cila ishte e bindur që ky takim do të ishte vetëm për sqarimin mes tyre, por nuk shkoi si duhet.“Do gjë prej meje”, u shpreh Efi gjatë takimit dhe Mevlani iu përgjigj: “Ty.” Konkurrenti shtoi se ka pëlqim ndaj saj, por ka fr ikë nga lëndimi dhe tha se arsyeja e vetme e distancimit të tij ka qenë paqartësia që ajo ka pasur për djemtë e tjerë.
Ai i tha Efit se nuk mund të pëlqejë tre veta njëkohësisht duke shfaqur shenja xhelozie. Megjithatë, takimi i tyre ishte i shkurtër pasi të dy konkurrentët vendosën ta linin përgjysmë duke qenë se nuk merremi vesh.Efi: Lëri këto talljet dhe mënyrën se si flet ti. Ose fol tamam siç flet kur jemi prapa kamerave ose mos fol fare më. Nuk mundem më nuk kam nerva. Po bën lojëra fjalësh pra, nuk kam nerva.
Nuk po bën një muhabet serioz, dua muhabet serioz.Pas këtyre fjalëve Mevlani ngrihet nga tavolina duke braktisur takimin, ndërsa shprehet se nuk duroi dot mënyrën e të folurës së Efit gjatë debatit prandaj u largua.Në takim ata nuk arritën dot të sqaroheshin, ndërsa debatet vazhduan edhe në studion e “Për’puthen”. Ata duket se nuk do të kenë mundësi pajtimi më.