Në ditën e 18 të grevës së tyre të urisë, naftëtarët shprehen të zhgënjyer që problematika e tyre nuk është zgjidhur ende. Ditën e djeshme ata patën një takim me përfaqësues të firmës private të uzinës.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se në takim u dhanë vetëm premtime boshe nga ata që lidhën kontrata dy muaj më parë.
Pranë grevistëve ndodhet edhe një ambulancë me mjekë, të cilët kanë këshilluar që ata duhet të largohen nga greva.
“Mjediset ku po zhvillohet greva nuk janë të përshtatshme, prandaj duhet të dilni nga greva”, janë shprehur mjekët.
Dautaj tha se greva do të vijojë por do të ndërrohen grevistët. Gjithashtu mësohet se në vend të naftëtarëve janë futur gratë në grevë urie duke i zëvendësuar dhe duke përshkallëzuar grevën.