Leximi

Duhet ta kontrolloni se ju sjellin shumë sëmundje, ja si ta kuptoni se kripa dhe sheqeri kanë shkumës pluhur





Manip ulimet në industrinë ushqimore po bëhen gjithnjë e më të fr iksh me në ditët e sotme. Në shumë vende, konsumatorët përballen me produkte të f alsi fikua ra që rrez iko jnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Çfarë ndodh nëse hamë pak kripë e sheqer bashkë para se të flemë? – Revista Psikologji

Edhe në Shqipëri çështja e sigurisë ushqimore është problematike. Ngjyruesit e ndryshëm janë tashmë një realitet i frikshëm, pavarësisht dëmit që ato shkaktojnë në shëndet.

Një nga substancat më të përdorura për fa lsi fikimin e ushqimeve është pluhuri i shkumësit. Sipas të dhënave, ai përdoret për falsifikimin e miellit, kripës dhe sheqerit, ndërkohë që pluhuri i kuq i tullës përdoret për specat djegës pluhur.

Falsifikimi i ushqimeve me pluhura të tillë të r re zikshë m, mund të shkaktojë në rastin më të zakonshëm helmim në g ja k dhe në rastin më të keq sëmundje nga më kroniket apo raste fatale.

Kripa dhe sheqeri janë dy nga produktet e përdorimit të përditshëm të cilat në shikim të parë duken të pamanip ul uara.

Kripa: Merrni një lugë gjelle ose çaji me kripë dhe hidheni në një gotë me ujë. Përziejeni për disa minuta. Nëse tretësira bëhet e bardhë ndërkohë që grimca të vogla bien në fund të gotës, atëherë kripa ka në përmbajtjen e saj shkumës pluhur.

Nëse tretësira është e qartë dhe e pastër, atëherë është kripë e pastër. Sheqeri: Nëse hidhni një lugë gjelle sheqer në një gotë të mbushur me ujë, ai do të fundoset plotësisht.

Nëse sheqeri është i përzier me shkumës pluhur, grimcat e shkumësit do të dalin në sipërfaqe. Mbi të gjitha mundohuni të reduktoni sheqerin e kripën pasi gjithsesi dë mtoj në organizmin.






MË TË LEXUARAT

To Top