Ndonëse jemi në pikun e pranverës, ndonëse dielli i këtyre ditëve të fundit nga ka ngrohur zemrën, nuk duhet të gëzohemi para kohe, pranvera ende s’ka ardhur, ose më saktë dimri ende s’ka ikur.Për javën e ardhshmë, meteorologët arashikojnë një javë me erë të fortë, reshje dhe temperatura të ulëta.
Duke nisur nga e marta e javës që vjen pritet që temperaturat të zbresin në 8 gradë e më pas gradualisht do të shkojnë deri më -4 gradë celsius.Era pritet të jetë e fortë, ndërkohë që reshje të dendura parashikohet të ketë të tre ditët e para të javës, të hënën, të martën e të mërkurën në gjithë territorin.
Kjo situatë do jetë në gjithë Shqipërinë, era e fortë do jetë në gjithë zonën bregdetare, po ashtu edhe reshjet. Këto të fundit do përfshijnë gjithë Shqipërinë.Gjithashtu nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës, kryesisht në zonat e thella malore të vendit tonë. Pas të mërkurës, moti do të fillojë të zbutet sërish.Ndërkohë që në fund të javës së ardhshme, do rikthehet dielli dhe temperaturat normale të stinës dhe mund të themi që dimri do ketë ikur përfundimisht për këtë vit.