Vëllai i Madh përgatiti një darkë për katër të nominuarit. Olta, Kiara, Qetsori dhe Kristi hëngrën një darkë speciale në dhomën e surprizave, ndërsa folën gjerë e gjatë për çështje të ndryshme, në kuadrin e lojës.
Veç diskutimeve e sqarimeve të përgjithshme lidhur me lojën, nuk munguan bisedat për dy çiftet e shtëpisë Kiara-Luiz dhe Keisi-Kristi.
Në fakt këta të fundit, nuk janë më çift, pasi Keisi njoftoi ndarjen pak ditë më parë dhe i kërkoi Kristit që romancën që nisën brenda në shtëpi ta vijonin jashtë saj.
I pyetur nga të nominuarit lidhur me Keisin, Kristi tha se se ai ndihej shumë mirë kur ishte me të, të paktën nga ana emocionale.
Gjatë darkës, Kristi tha se Keisi ka tre sekrete, por që ai nuk mund të thotë më shumë se kaq.
Nga ana tjetër, Olta i tha Kiarës se ajo është bërë pengesë në rrugëtimin e Luizit dhe se ajo po e përdor atë për lojë. Olta shtoi se ajo është shumë e ftohtë me të, ndonëse janë në një lidhje.
Olta: Ata janë përshtatur shumë këtu brenda, por unë nuk shoh gjëra të përbashkta që ata mund të kenë në çift. Unë e ngacmoj ajo ma kthen më të qeshur.
Luiz: Më keni torturuar me këto suita. Më shkoi jeta duke vuajtur. A më beson sa herë kam menduar të hiqja fishat e kamerave?
Olta: Këta nuk e përdorën suitën fare.
Zhaklin: Unë mendoj që Olta do të jetë vërtetë “kokë më kokë” me Luizin. Ndonëse strategjitë i kanë të ndryshme, ata duan të jenë të dy në finale. Luizi ndjen nevojën për të luajtur veten dhe ka tentuar ta bëjë edhe lojtarin dhe “pricin e kaltër”. Ai e tha edhe më parë që ai dhe Kiara po bëjnë një lloj “biznesi” brenda në shtëpi. Prandaj dhe Olta do të dalë “kokë më kokë” me Kiarën dhe të dalë me Luizin në finale.
Nita: Kam qenë në presion. Më pyetën për arsyen, unë ia kam treguar. Kam nis ta përballoj, ndonëse kam patur pak presion. Nëse do ishte zgjedhja vetëm për një çift do zgjidhja Kiarën dhe Oltën.
Antoneta: Kristi e ka nisur angazhimin në shtëpi dhe qëndrimet arrogante i ka forcuar edhe më shumë, pas nominimit të fortë javën e kaluar. Prisja nga Qetsori një lojë më të fortë, por ka qenë i tërhequr. Olta dhe Kiara kanë qenë më të tërhequra. Olta herë pas here u përpoq të bënte një lloj fushate.
Gerti: E kam parë të aktivizuar Kristin dhe Qetsorin. Qetsori është mundur të krijojë disa debate që ishin në formë shakaje shumica prej tyre.