Rozë

Duhet të kishte nisur në 4 tetor/ Ja çfarë po e mban peng fillimin e ‘Big Brother’ në Kosovë

Formati i mirënjohur në mbarë botën “Big Brother” këtë vit do të zhvillohet edhe në Kosovë për herë të parë, në versionin Vip.

Big Brother Vip Kosova, konkurentët pjesëmarrës! - YouTube

Prej muajsh tashmë qarkullon logoja e këtij programi, si një paralajmërim për fillimin e tij. Pikërisht këtu qëndron e gjithë çështja. Ndonëse është njoftuar disa herë se kur do të nisë ky reality-show, akoma shikuesit janë në pritje.

Në fillim u tha në tetor, madje sipas disa raportimeve thuhet se data zyrtare ka qenë e marta e javës së kaluar, pikërisht 4 tetori, por kjo nuk ndodhi.

Së fundmi sipas disa burimeve në mediat e Kosovës, arsyeja pse po “zvarritet” fillimi i “BBVK” janë punimet në shtëpi, të cilat akoma nuk kanë përfunduar.

Fillimi i këtij spektakti në varësi të punimeve do të jetë në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.

Siç dihet tashmë, “Big Brother Vip” Kosovë përveç çmimit të dyfishuar në 200 mijë euro, do të ketë edhe dy prezantues. Krahas Alaudin Hamitit, do të jetë edhe moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi.

Më herët, Liberta Spahiu që vjen në rolin drejtoreshës së kastit, zbuloi të tjera informacione në lidhje me formatit që zhvillohet për herë të parë në Kosovë. E pyetur për emra konkretë, moderatoja refuzoi të zbulonte me tepër duke treguar vetëm që bëhet fjalë për emra të mëdhenj të showbiz-it tonë.

Big Brother Kosova VIP - big brother Kosova VIP

MË TË LEXUARAT

To Top