Fillimi më i vështirë brenda shtëpisë së “Big brother Albania VIP 2” ka qenë padyshim për Ronaldon dhe Zhaklinën që kanë nisur këtë eksperiencë jo në shtëpi, por brenda një ruloti.
Atyre u është dashur të përballen me kushte të vështira jetese dhe të kërkojnë ushqime apo sende të tjera nga banorët, që u kanë qëndruar afër.
“Në fillim mendova se do më dhi mbsej shkëputja nga banorët e tjerë, por pastaj kuptova që unë nuk e njihja fare rulotin. Nuk dinim si ta përdornim. Fikim dritat në darkë dhe në mëngjes nuk kishte ujë. Vetëm në darkë e kuptuam pse nuk kishte ujë. Ka qenë edhe bukur me thënë të drejtën jetesa në rulotë, por dhe t’i shohësh banorët nga larg, se kupton se kush të vjen dhe do të bëjë muhabet me ty, është e njëanshme”, u shpreh Zhaklina.
Një ndër banorët që pothuajse nuk është afruar fare pranë Ronaldos dhe Zhaklinës ka qenë Olta. Si e shpjegon ajo këtë?
“Janë dy personazhe që nuk i njoh. Kam pasur shumë punë këtu në shtëpi. Kam dhe një dy gjëra që nuk më kanë pëlyer në raporet me Zhaklinën, që nuk jam gati ti them tani. Ndërsa me Ronaldon nuk kam asgjë”, u shpreh Olta.
“Është njerëzore mbi të gjitha. Ashtu si na kanë ndihmuar banorët e tjerë me ujë, nga të gjithë kemi parë mbështetje, para se të tregojmë që jemi artistë, të tregojmë që jemi njerëz”, iu përgjigj Ronaldo gjatë debatit në Prime.