Rozë

Dukej sikur e donte shumë Saimirin po iku nga gara, Flavia: Të rritem unë pastaj do mendoj për burrë





Mbërmjen e së hënës, Flavia u vetëeli minua nga ‘Love Story’, duke u shprehur se i janë zbehur ndjenjat për Saimirin.

“Mendova të ta lehtësoj pak natën e sotme. Duke parë raportin mes teje dhe vajzave të tjera, kam kuptuar që më është zbehur pak pëlqimi ndaj teje, kështu që do ishte e kotë që unë të moshtroja veten dhe ndjenjat e mia”, tha ajo.

Ish-konkurrentja ishte në të njëjtën mendje me Saimirin, sepse dhe ai kishte menduar të mos i jepte trëndafil. Në një intervistë për “Daily Love Story”, Flavia është shprehur se nuk ka të njëjtin stad jete me Saimirin dhe nuk përshtaten aq shumë.

“Nuk përshtateshim aq shumë. Nuk jam në të njëjtin stad të jetës me Saimirin. Jam akoma e paplotësuar. Duhet të plotësohem njëherë vetë si femër, si karakter, pastaj të mendoj për partnerin”, tha ajo.





MË TË LEXUARAT

To Top