Pas takimit me Bledin, Erjoni nuk i ka kursyer disa komente për Mikelën duke i thënë se paska qenë duke u shkrirë për të.
Ndërsa për Bledin tha se përdoret si kartë rezervë, gjë që nxiti reagimin e vajzave në studio. Erjoni: Unë të paskam penguar për të shprehur ndjenjat për Bledin. Ti paske qenë duke u shkrirë. Te takimi i parë thoje i tërheq fjalët, jo po e ndjeva.
Mikela: Ta dija që krijonte kaq shumë polemika, nuk do i kisha bërë. Erjoni: Më vjen gjynah për Bledin se të kanë bërë si kartë rezervë.
Efi: Pse ofendon? Mbaj rezervën tënde dhe fol për veten tënde. Mikela: Ka qenë zgjedhja ime e parë.
Bledi: Shyqyr kam sy dhe nuk e shoh veten si e dytë. Erjoni: Është parë që je zgjedhje e dytë edhe e tretë. Efi: Bledi është alamet çuni dhe nuk është zgjedhje e dytë.