Rozë

Duket e qeshur në ekran, Roza Lati: Nuk kam ngrënë bukë për ditë me radhë, qaja natën nga stresi

Shfaqet gjithmonë e qeshur në ekran, por Roza Lati na ka treguar një anë tjetër të saj. Moderatorja ka shkuar me pushime në Maldive, ku si çdo person ka publikuar foto, por komentet kanë qenë të shumta. Kjo ka bërë që Roza të reagojë duke bërë një sqarim të gjatë.

Zbërthehet” Roza Lati: Kam gjëmuar njërën me shkop bejsbolli, ju qep të  dashurit tim! E bëra të mos dilte nga shtëpia për një muaj - Albeu.com

Ajo ka treguar se muaji tetor dhe nëntor për të kanë qenë shumë të vështirë si nga ana fizike ashtu edhe psikologjikisht. Roza ka theksuar se prej ditësh nuk hante nga stresi dhe vetëm qante.

“Per te gjithe ata qe me shkruajne qe kam lindur per qejf, qe e kam ne terezi dhe bla bla bla… Tetori dhe Nentori kane qene dy muajt me te veshtire per mua psikollogjikisht dhe fizikisht. Ti nuk e ke iden sa rrija pa ngrene buke se me prehej oreksi nga stresi. Une qe e manovroj gjendjen e ankthit me meditimin te pemet… as pemet s’po me benin më derman per ankthin qe s’po me leshonte. Kam qare e qare… nje nate po e nje nate jo…. Por te gjitha keto nuk mund ti shprehesh ne Instagram. Se fundja secili ka hallet e veta. Por e rendesishme eshte qe… Puna aty eshte gjithmone. Stresi aty eshte gjithmone. Me cfare ka shkruar Zoti nuk lufton dot. Thjeshte shkeputu. Fike. Zhduku. Merr veten. Rimerr energji. Trupi jone, truri jone, jane tempulli qe ne nuk e nderrojme dot kurre. Dhe duhet te kujdesemi. Boll me inboxe idjote dhe xhelozie. Shkruaj nje “E Meriton o Roza” dhe jemi ne rregull. Ose nese s’ke koment te mire, mos shkruaj fare. Madje madje, jini të lirë të unfollow poqese ti vrava syte. Flm. Klm. Rsp”, ka shkruar Roza.

Roza Lati tregon se u nda nga partneri: Ai bastard nuk më meritonte -  SHQIP.com

MË TË LEXUARAT

To Top