Për ne, plakja dhe rrudhat janë të pashmangshme. Për dizajneren e modës, Vera Wang nuk ndodh dhe me shumë gjasa, as nuk ka për të ndodhur ndonjëherë e njëjta gjë.
Vera festoi ditëlindjen e 73-të (po pra, mirë e lexove, 73 VJEÇ) në një festë shumë të këndshme në të cilën dominoi ngjyra rozë. Përmes Instagramit kuptuam se kishte shumë lule, shampanjë dhe karaoke.
Gjithsesi, interneti mori për kot kur pa Vera-n, e cila si përherë, nuk di të pla ket. Reagimet ishin të ndryshme, nga “O Zot, ajo duket mahnitëse” deri te “Kjo grua ka bërë pakt me djal lin”.
Sipas Vera-s, sekreti i saj është: punë, gjumë, një koktej vodka dhe pak diell. *Moj zonjë, po këtë e bëjmë edhe ne, por na dhembin kockat pa shkuar ende 30 vjeç…