Dy motrat e Florind Balliut, i cili d ysh ohet se është hedhur së bashku me gruan e tij, kanë hapur një adresë në “Gofundme”, në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin para me qëllim që të marrin kujdestarinë e fëmijëve.
“Jam i sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schwibe dhe Rayan.
Ne nuk mund t’ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkoj ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t’i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”, shkruajnë ato.
Ndërkohë mësohet se shqiptarët anembanë botës i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrje dhe në pak orë janë mbledhur 30 mijë dollarë, nga 50 mijë dollarë. Me siguri që shuma do mblidhet për punë ditësh.