Lajme

Dy shqiptaret u zunë keq për burrin në Greqi, vëllai i 25-vjeçares: Motra ime e donte shumë, ai jetonte me të dyja

Ngjarja e ndodhur së fundmi në Greqi ku një 25-vjeçare shqiptare u zu një 27-vjecare, bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale në Greqi.

25-vjecarja dyshonte se burri e tradhtonte me bashkëatdhetaren e saj, 27-vjeçarja ndodhet në spital.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe vëllai i 25-vjecares, i cili thotë se e motra është bërë pishman dhe kërkon falje për atë që ka bërë.

Ai pohoi se “motra ime ka gjashtë vjet që ka duruar këtë vajzë. Ajo e donte shumë burrin e saj, dha jetën për të, bëri gjithçka për të.

Ai jetonte me të dyja gratë. Motra ime është penduar. Ajo nuk donte, jam i sigurt që nuk donte, por koha nuk kthehet pas”, tha vëllai i vajzës.

MË TË LEXUARAT

To Top