Argjentina është finalistja e parë e Botërorit të Katarit. Lionel Messi me shokë ia dolën të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Kroacisë dhe siguruan kalimin për herë të 6 në histori, në finale e një kupe Bote.
Lionel Messi ishte protagonist absolut mbrëmjen e sotme, pasi shënoi golin e parë me penallti dhe asistoi të tretin, pas një zbritjeje spektakolare, por nuk mbeti pas as Julian Alvarez, që shënoi dy gola dhe fitoi penalltinë.
Kjo ndeshje u ndoq me shumë interes edhe nga shqiptarët ku shumë bënin tifozllëk për Kroacinë dhe shumë të tjerë për Messin me shokë.
Berat Buzhala, gazetari i njohur kosovar ka bërë një festim unik pas golit të tretë të Argjentinës sonte ndaj Kroacisë.
Buzhala pas golit të tretë të Argjentinës festoi duke “hequr” derën e dhomës së tij. Ai njihet si një tifoz i flaktë i Leo Messit.shih videon
Nesër në mbrëmje Franca do të përballet me Marokun, sfidë prej ku do të përcaktohet edhe finalistja tjetër, skuadra që do të diskutojë trofeun me Argjentinën mbrëmjen e 18 dhjetorit.