Këngëtarja, Anxhelina Hadërgjonaj sot feston ditëlindjen, këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte urimi nga nëna e saj, Albërie Hadërgjonaj.
Artistja e ka uruar me fjalët më speciale për të bijën. Ajo ka postuar disa fotografi të bukurës Anxhela duke shkruar:
“Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë sa shumë të dua! Sot është një ditë shumë e veçantë sepse na ndryshove jetën për mirë! Gëzuar ditëlindjen gjithçka ime,!
Të uroj një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme. Ju jeni vajza më e mirë, motra më e mirë, tezja më e mirë ndonjëherë.Faleminderit!
Edhe 100 vite i festofsh shpirti im”.