Rozë

E bujshme! Alvisa kthehet sërish me Hysenin, deklarata: Ajo për mua është gjithë bota

“Për mua ajo është gjithë bota”! Çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk bënë ndaj njëri-tjetrit! Alvisa rikthehet me Hysenin?
Me siguri që historia e tyre këtë sezon në Përputhen iu kujtohet të gjithëve.

Alvisa Qarri - YouTube

Hyseni dhe Alvisa ishin ndër çiftet më të komentuara në Përputhen, pasi u bë publike historia e tyre 3-vjeçare.Ish partnerët nuk i kursyen ofendimet për njëri-tjetrin, direkt në emision, duke mbyllur kështu gjithçka në një mënyrë jo shumë të mirë. Intervista të shumta nga secili, me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit.Hyseni iku nga programi, Alvisa vazhdoi rrugëtimin e saj, ku pas shumë puntatash doli cift nga emisioni me Bashkimin. Lidhja e tyre jashtë zgjati shumë pak, sërish akuza e kundërakuza nga secili.

Kohët e fundit duket se dicka ka ndodhur mes ish-ciftit, këtu e kemi fjalën për Hysenin dhe Alvisën. Një status i Hysenit i ka bërë të gjithë të besojnë se tashmë dyshja është kthyer bashkë.“Në sytë e mi ajo është gjithë botë”, ka shkruar Hyseni, duke na bërë të gjithëve konfuz se kujt i referohet ai me këto fjalë kaq romantike. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të vërshojnë komente se në fakt dyshja ka lënë gjithë pas dhe është rikthyer edhe njëherë së bashku.Se si është e vërteta. vetëm koha do na e tregojë. Por, Hyseni gjithmonë e ka shprehur dhe pranuar dashurinë e madhe që ka pasur për Alvisën, ndaj nuk është cudi nëse dyshja është rikthyer.

Iu publikuan bisedat me konkurrentët, reagon Alvisa Qarri! – iconstyle.al

MË TË LEXUARAT

To Top