Banorët muaj më parë kishin kërkuar nga Arbana Osmani që t’ju gatuante diçka dhe t’ua sillte atyre në shtëpi.
Një gjë e tillë ka ndodhur pikërisht ditën e djeshme, ku Arbana së bashku me stafin e Big Brother VIP kanë gatuar disa ushqime për gjashtë banorët e mbetur.
Ata kanë zgjedhur gatime të ndryshme për banorët, derisa ata nga ana tjetër janë mbyllur në dhomën e gjumit, Arbana dhe stafi janë futur në shtëpi për të rregulluar gjithçka në tryezën e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Theksojmë se sot do të zgjidhet finalisti i dytë mes Monikës dhe Beniadës. Derisa të premten do të jetë gjysmë-finalja e këtij edicioni të parë VIP.