Rozë

E bujshme/ Beatrix Ramosaj do të flasë sot pas largimit nga ‘Big Brother’, ja çfarë pritet të thotë

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Beatrix u tërhoq në tërësi nga syri i publikut. Ajo mori kohën e saj, mëse të nevojshme dhe mëse të merituar, me ç’rast nuk vonoi shumë as projekti i ri, “Faj”.

Beatrix u prit që të ishte dje në “Fan Club” por as kjo nuk ndodhi dhe mesa duket me arsye, për ta ruajtur ‘ekskluzivitetin’ e rikthimit diku tjetër.

Ajo do të veprojë ndryshe nga konkurentët e tjerë për faktin se do rishfaqet në ekran jo në programet tjera mbështetëse por në spektaklin qendror, të njohur si “prime”.

Prive.al ka arritur të mësojë nga burime të sigurta se ajo do i rikthehet paraqitjeve mediatike ditën e nesërme, në spektaklin e së martës, njëmbëdhjetë ditë pasi e përmbylli aventurën në “Big Brother VIP”.

Mbetet të shihet nëse do ketë mundësi të përcjellë ndonjë mesazh tek Donaldi brenda, për të cilin është treguar shumë përkrahëse pas daljes duke i dëshiruar fitoren.

E sigurt është që spektakli i nesërm do të na mbajë të gozhduar para ekranit, pasi pritet të ketë surpriza por nga ato që janë vërtet surpriza të mëdha.

MË TË LEXUARAT

To Top