Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit. Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur. Kohë më parë u përfol se dyshja do të bashkëprezantonin “Dancing With The Stars”, mirëpo nuk rezultoi kështu. Së fundmi po përflitet diçka e re në lidhje me çiftin më të përfolur.
Burime për “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë së bashku. Në emisionin e tyre dikur “Treshat” dyshja kanë realizuar një sërë skeçesh së bashku, ky do të jetë projekti i tyre i parë kinematografik me metrazh të gjatë. Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.
Ata kanë morën një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë. Pas shumë muajsh, Bora dhe Donaldi nisën të ndiqeshin sërish në Instagram dhe ky veprim u mor gjithashtu si konfirmim i romancës.
Por vetë Bora vendosi të thojë fjalën e saj, duke postuar foton e parë krah aktorit në rrjetet sociale.
Së fundmi ata surpizohen nga fansat me dhurata nga më të ndryshmet.