Gruaja e Donald Trump, Melania është duke u munduar ta bind burrin e saj që të pranojë që ka humbur zgjedhjet.
Madje disa media shkruajnë se ajo ka nsisur numërimin mbrapsht derisa Donald Trump të dalë nga Shtëpia e Bardhë dhe ta divorcojë atë. Të paktën kështu mësohet të ketë thënë ish-ndihmësi i Presidentit.
Melania, e cila është e martuar me Donald Trump për 15 vjet, thuhet se po përgatitet të divorcohet nga burri i saj pas 4 vitesh të trazuara në Shtëpinë e Bardhë.
Çifti thuhet se kanë një marrëdhënie “shumë të çuditshme”, ka thënë ish-ndihmësi i Trump. Dhe në fakt janë filmuar shumë raste ku gjatë daljeve publike Melania as dorën nuk ka pranuar t’ia japë Trump.
Trump i ka humbur zgjedhjet dhe President do të jetë Biden, por ai nuk e ka pranuar këtë.