Rozë

E bujshme/ Olsi Bylyku tregon përse nuk flet me aktorin Rezart Veleshnja: U zumë qëkur ishim në Portokalli keq






Mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij “Roped With Olsi”, Olsi Bylyku ka treguar se nuk ka asnjë lloj komunikimi me Rezart Veleshnjën.

Ai tha se gjithçka ka nisur gjatë një turneu që kanë pasur në Amerikë, kur ka qenë në “Portokalli”. Olsi u shpreh se nuk e mban mend arsyen konkrete të zënkës mes tyre, por i uron Rezartit më të mirat.

“Kemi pasur një z ënkë me Rezart Velshnjan kur kam qenë në Portokalli, ka nisur në Amerikë kur kemi qenë me turneun e Portokallisë dhe sot e kësaj dite nuk flas, por gëzoj shumë respekt për punën që ai bën dhe për atë vetë si person. I uroj shumë suksese dhe i them bravo të qoftë, sepse është artist i vërtetë për punën që ai bën”, tha aktori.





MË TË LEXUARAT

To Top