Rozë

E cilësoi Kiarën pütänë, Amos tregon se çfarë i ka thënë familja e saj: U kam kërkuar falje

Në një debat me Luizin brenda shtëpisë, Amos Zaharia përdori një fjalor shumë të ulët kundrejt një femre, duke e ofenduar rëndë Kiarën. “Krisu ti dhe ajo put*** jote”, kështu iu drejtua aktori Luizi, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Kiara pu**na”, pse produksioni mbyll veshët për deklaratat skandaloze të Amosit (Video) - Gazeta Express

Tanimë jashtë “BBV”, në një intervistë për “D’Night Amosi është shprehur i penduar për ofendimin e bërë kundrejt Kiarës, duke shtuar se i ka kërkuar ndjesë edhe familjarëve të saj.

“Batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht, sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra. Mirëpo kur jemi në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.

Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me të vërtetë t’a kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njëjtin gabim,”-është shprehur Amosi.

Nga ana tjetër duket se Luizi akoma nuk ia ka harruar këtë sharje Amosit, pasi përmendur sërish së fundmi brenda shtëpisë, duke i treguar Kiarës cfarë i tha.

MË TË LEXUARAT

To Top