Rozë

E dashura e pret jashtë? Kristi: Kur unë u futa këtu u ndamë, më pëlqen Keisi

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është komentuar shumë raporti i Keisit me Kristin, pasi ky i fundit kishte deklaruar shpesh herë që ishte i lidhur jashtë.

Madje në lidhje me këtë situatë reagoi dhe e dashura e tij, Zaza. Ajo u shfaq shumë e prekur në një postim në rrjete sociale.

Nga ana tjetër Kristi i sqaroi sot të gjithë. Ai tregoi se ishte ndarë me Zazën para se të futej në “Big Brother VIP” dhe pranoi se i pëlqen shumë Keisi.

“Unë isha ndarë para se të futesha në Big Brother VIP. E kisha shumë të vështirë situatën sentimentale. Përgjithësisht jam njeri që mendoj shumë. Te festa e “Shën Valentinit”, kur kishim për të shkruajtur një letër për të dashurit tanë, e lash bosh, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën ku ndodhesha. Kam zgjedhur të mos e diskutoj situatën time sentimentale jashtë.

Ajo duhet ta ketë ndjekur këtë situatë me Keisin. Jan gjëra që tani nuk i kam fare në kontroll. Dhe kur nuk e kam diçka në kontroll, nuk mundem të reagoj mbi këtë. Po bëj gjënë e duhur, unë po ndjek trurin tim. Po ndjek dhe një farë emocioni që mu krijua kur pash Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie. Të them të vërtetën nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull.

Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam patur më përpara. Nuk dua ta shtyp “pedalen” sa më shpejt. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta.

Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme.

Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Unë jam prezantuar si një person që vërtetësisht kur i vjen momenti apo kur ndjen që mund të krijoi një gjë, mund ta bëjë. Shpresoj t’ja kem krijuar këtë mendim. Pasojat e të gjitha gjërave unë do i përballoj vetë. E kam të vështirë të flas tani. Nuk do stepem ndaj një gjëje, për aq kohë sa jam i sinqertë dhe do jem deri në fund të këtij rrugëtimi”, tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top