Pas publikimit të fotos ku Ana dhe Arjoni shiheshin në një shtrat, produksioni mori vendimin për t’i përjashtuar të dy nga Përputhen.
Ana tha në studio se nuk u mërzit nga vendimi sepse dhe ajo vetë e donte këtë gjë duke qënë se tashmë është në një proces gjyqësor me Arjonin. Ndërkohë Bora e pyeti nëse ajo ka ndonjë kërkesë të fundit dhe ajo kërkoi që Atdheu ta puthte.
Ai u ngrit dhe i dhuroi asaj një puthje në buzë dhe e mbajti të përqafuar për disa sekonda. Gjesti është komentuar e kritikuar në rrjet duke bërë që djaloshi gjakovar të reagojë.
Ai ka zgjedhur një mesazh komplimentues nga një ndjekësve për t’iu përgjigjur fansave duke u shprehur:
“Për të gjithë ata meshkuj dhe gra të frustruar nga një puthje lamtumirë dhe mbështetje për Anën. Qetësohuni, jeta është e bukur kur veprimet tona të sinqrta e bëjnë atë më interesante”.