Lajme

E emëroi me bujë të madhe, ja përse thuhet se Rama mund ta heq Lleshajn nga Ministër i Brendshëm/ Mund të emërohen…

Duket, se me përcaktimin e datës së zgjedhjeve, Edi Rama ka menduar largimin e dy ministrave nga qeveria.

Sandër Lleshi: Rama ia shet Italisë dhe Vatikanit postin e ministrit të  brendshëm – Gazeta Impakt

Një prej të cilëve e ka kapur lapsi, është ai që qëkur ka marrë drejtimin e Ministrisë numërohen shumë sk andale, Sandër Lleshi. Tchannel raportoi pak ditë më parë se dy ministra do të ikin nga qeveria “Rama 2”, ndërsa sot mapo.al mëson se ai do të jetë Lleshi, që sipas Ramës duhet pensionuar.

Bëhet me dije, se ditët e fundit Lleshi nuk është paraqitur me një humor të mirë në Ministri dhe që prej ditësh duket sikur vetë punonjësit janë duke pritur Ministrin e Ri. Rrethana që e bën edhe më të besueshëm këtë zhvillim, është se në vend të LLeshajt, Rama caktoi si drejtuese politikë të Qarkut të Lezhës, Lindita Nikollën, ndërkohë që Ministri raportohet se kishte nisur punë atje, takimet me strukturat dhe përgatitjet për zgjedhjet.

Ende nuk ka një emër zyrtar nga partia, por mësohet se dy nga kandidatët kryesorë, janë Olta Xhaçka dhe jo si për çudi, Taulant Balla.

Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm/ Rama: Emrin e tij e  kam dëgjuar nga Kadareja – FaxWeb

MË TË LEXUARAT

To Top