Rozë

E ëndërronin gjithë femrat shqiptare, por Ndriçim Xhepa paska qenë i lidhur me Eva Aliajn/ Ja kush i ndau

Një histori dashurie mes aktorit Ndriçim Xhepa dhe aktores Eva Alikaj, por që nuk kishte miratimin e Margarita Xhepës.

EKSKLUZIVE/ Eva Alikaj: Ndriçim Xhepa ishte dashuria e jetës sime

Për këtë po flet regjizori i njohur Kristaq Mitro, në një intervistë për gazetën “Panorama”. Ai rikujton vitin 1982, kur po xhirohej filmi “Njeriu i mirë”. Në atë kohë iu kërkua aktores Eva Alikaj që të puthte Bujar Asqeriun, por ajo refuzoi.

Nisur nga kjo situatë, Mitro flet për lidhjen mes aktores Alikaj me kolegut të saj, Ndriçim Xhepa.

“Eva ka qenë e lidhur me Ndriçim Xhepën. Çifti nuk kishte bekimin e nënës së Çimit, Margaritës, e cila për shembull, nëse ajo puthje me Asqeriun do ndodhte, mund të justifikonte pretendimin e saj, që ata të mos ishin bashkë”.

Më tej regjizori Mitro thotë se Margarita Xhepa i ka kërkuar që të ndikojë për ndarjen e Evës me Çimin.

“Më tha që nëse mundja, të ndikoja në ndarjen e tyre, përmes gjërave që mund t’i thosha për partnerin e saj. Eva këtë gjë e di, di gjithashtu përgjigjen time refuzuese, nuk mund t’i bëja këto gjëra. Ajo kishte gjithë të drejtën e saj për të pretenduar ç’të donte për të birin, por nuk mund ta arrinte këtë gjë me këtë rrugë, madje më kujtohet si tani që gjëja e parë që i thashë, sapo më përmendi emrin e Alikajt, ishte: Po çfarë ka me të?! Është aq e mirë, sa po të mos isha i martuar, do ta merrja për nuse”- thotë Mitro.

Aktorja Eva Alikaj “Elsa” e “Pallatit 176” – Labëria News

FOTOT/ E kujtojmë shpesh si Elsa e 'Pallatit 176', Eva Alikaj: Ishte shumë e lodhshme të isha aq komike

MË TË LEXUARAT

To Top