Pas motrës së Megi Pojanit, ka ardhur edhe një reagim nga partneri i saj në kërcim, Jurgan Bala, në lidhje me spektaklin “Dancing With the Stars”. Teksa ka publikuar një album në Instagram me foto dhe video nga performanca e tyre e fundit, Jurgeni shkruan: “Mbretëresha. Fituesja e vërtetë siç të gjithë e dini që nga dita e parë.”
Megi Pojani duket se nuk është e kënaqur nga rezultati i finales së “Dancing With the Stars” dhe për këtë nuk kemi dyshime. Ajo shpesh ka shprehur që në nisje të spektaklit të kërcimit që synimi i saj është të fitojë, madje bëri një “fushatë” mjaft të “fuqishme”.
Mirëpo fitues u shpallën Sara Hoxha dhe Luixhino dhe madje Megi Pojani nuk ka qenë as në afterparty-n që u zhvillua me produksionin dhe konkurrentët, menjëherë pas finales. Arsyen për këtë vendim e ka zbuluar së fundmi motra e saj, Marsela Pojani.
Gjatë një ‘ask me a question-i’ që ka zhvilluar së fundmi, motra e Megi u pyet: “A ishte Megi te afterparty i “DWTS”
Marsela e ka postuar pyetjen e ndjekësit teksa përgjigjet duke shkruar se Megi nuk ka qenë në afterparty-n e “Dancing With the Stars” dhe shton: “Jo, nuk ishte dhe është ok.