“SHBA do të mbrojë ‘çdo pëllëmbë’ të NATO-s, por nuk do të vendoset në Ukrainë”. Kështu u shpreh presidenti i SHBA, Joe Biden në konferencën për mediat drejtuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë.
Biden tha se trupat us htar ake amerikane nuk do të përfshihen në lu ftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Presidenti Biden ka përsëritur se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen” në konfliktin me Rusinë në Ukrainë.
“Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të l uftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të qetësuar ata aleatë në lindje. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë amerikane”, u shpreh Biden.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë beson se NATO është më e bashkuar se ku rrë më parë dhe se nuk ka dyshim se “SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s do të përmbushin angazhimet e tyre të traktatit”.