Një zj arr i madh ra mesditën e sotme në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.
Drejtoresha e spitalit, Nadire Jani,se ka pasur një sh këndijë elektrike dhe menjëherë janë evkakuuar 7-8 pacientë, që ndodheshin tek urgjenca.
“Situata është qetësuar. Kishte një shkëndijë elektrike në panelin që furnizon repartin e radiologjisë, ndoshta te grafia, dhe për këtë pati tym. Hoqëm pacientët, sepse tymi kaloi dhe nëpërmjet urgjencës, ishin 7-8 pacientë, që janë futur te neurologjia brenda të gjitha kushteve. Tani po ajroset ambienti dhe po sot do të vendoset në punë”, tha drejtoresha Jani.
Mjekët e urgjencës theksojnë se situata është vënë nën kontroll.
“F ikja e zja rrit është bërë me fikëse. Reparti furnizon aparatet, grafi, skaner, etj. Pacientët janë evakuuar të gjithë nga urgjenca, nuk ka asnjë. Situata është vënë nën kontroll”, thekson një mjek.