Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar sot në Itali pasi akuzohen për vr asje me qëllim. Ata akuzohen për vr asjen e adoleshentit Filippo Limoni. I gjithë sherri filloi me disa ofendime dhe fyerje në parkingun afër një salle sportive. Ata go ditën Filippo-n me grusht dhe e rrëzuan përtokë. Shqiptarët ndodheshin brenda një makine tip “Opel” dhe mjeti i tyre u rrethua nga një grup adoleshentësh vendas.
Më pas shqiptari që drejtonte mjetin, i dha makinës duke kaluar sipër trupit të të riut italian, i cili për pasojë gjeti vdekjen. Ndërkohë karabinierët kanë sekuestruar makinën, ndërsa tre shqiptarët rrezikojnë nga 10-18 vjet burg për vr asje me qëllim. Shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk kishte si qëllim të vr iste adoleshentin.
Ai tha:
Nuk kisha për qëllim ta shtypja. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kur futa marshin indietro, ndjeva një go ditje. Po përpiqesha të largohesha, pasi ata kishin rrethuar makinën.
Burimi: umbriadomani.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania