Leximi

E gjeni dot sa ngjyra janë në këtë foto? Ky test tregon shumë detaje për ju, nëse shikoni më shumë se 20 jeni…

Njerëzit nuk i dallojnë të gjithë njësoj ngjyrat dhe kjo vjen për shkak të qelizave konike që të gjithë ne kemi brenda në sy. Numri i qelizave që keni në sy ndikon në atë se sa ngjyra të spektrit të dritës mund të shihni.

Ky test magjepës ju ndihmon të zbuloni se sa ngjyra mund të shihni - Content, Argetim, Kuriozitete - ikub.al

Ky test do t’ju ndihmojë të kuptoni se si e shihni botën përreth jush dhe sa ndryshon perceptimi juaj nga ai i njerëzve të tjerë.

Numëroni sa ngjyra dhe nuanca mund të shihni në spektër: Nëse shihni: Më pak se 20 ngjyra

Ju jeni një dikromat. Kjo do të thotë që ju keni vetëm dy lloje të qelizave konike. Ndoshta ju pëlqen të visheni me ngjyra neutrale, të zeza, bezhë apo blu e errët. 25% e popullsisë së botës janë dikromatë.

Midis 20 dhe 33 ngjyrave

Ju keni vizion trikromatik. Kjo do të thotë që sytë tuaj kanë tre lloje të qelizave konike. Ju jeni në gjendje të perceptoni mirë ngjyrat vjollcë, blu të errët, jeshile dhe të kuqe. 50% e popullsisë së botës kanë të njëjtin lloj vizioni si ju.

Midis 34 dhe 39 ngjyrave

Keni shikim tetrakromatik. Në mënyrë të ngjashme me bletët, ju keni katër lloje të ndryshme të qelizave konike në sytë tuaj dhe shihni shumicën e ngjyrave në spektrin e dritës së dukshme. Ka mundësi që e verdha të mos jetë ngjyra juaj e preferuar. Vetëm 25% e njerëzve mund të shohin të gjitha ngjyrat në spektër.

Ky test magjepës ju ndihmon të zbuloni se sa ngjyra mund të shihni - Content, Argetim, Kuriozitete - ikub.al

MË TË LEXUARAT

To Top