Sot tre javë më parë, në një live në Instagram, ku ishin Veseli, Ardit Çuni dhe Tea e “Big Brother”, u diskutua për hyrjen e Big Mamës, e cila u fut atë natë dhe Arditi u shpreh se e sheh në finale, ndërsa Veseliu kundërshtoi një gjë të tillë.
Ish fituesi i “Big Brother Albania”, tha se Big Mama largohet pas tri javësh, që i bie sonte, 24 dhjetor, shkruan lajmi.net.
Kaq ishte biseda duke mos dhënë detaje nëse ai di diçka më shumë rreth kësaj teme, por ajo që përkon me këtë deklaratë është se Big Mama është në nominim dhe rrezikon vërtetë të dalë.
Në një intervistë për lajmi.net ne e kemi pyetur rreth kësaj teme dhe ai është shprehur se ka vënë bast se ajo largohet sonte.
“Po, e vumë bast live në instagram me një ish banor të “Big Brother VIP” që thoshte se Big Mama është në finale, ndërsa unë thashë që nuk rri më shumë se 3 javë. Sot, me datë 24 bëhen 3 javë që ka hy Bigu mbetet të shihet a do e fitoj bastin 😜”, u shpreh ai.
Nëse kjo gjë del të jetë e vërtete, atëherë i bie që hyrja dhe dalja e Big Mamës ka qenë marrëveshje me produksionin. Se kush do e fitojë bastin, mbetet të shihet sonte në spektakël.