Australianët nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Shteteteve të Bashkuara ose në Evropë deri në vitin 2022, ka paralajmëruar Ministri i Turizmit Simon Birmingham.
Kjo vjen pasi një numër vendesh evropiane përjetuan një rritje të madhe në rastet e koronavirusit, duke hequr shpresat për udhëtim me Australinë.
Javën e kaluar Gjermania, Franca dhe Spanja regjistruan numrin e tyre më të lartë ditor të rasteve COVID-19 që nga fillimi i lirimit të masave.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po regjistrojnë mesatarisht 47,000 infeksione të reja në ditë – 12 për qind më shumë se dy javë më parë – me rritje në shtete në të gjithë vendin.
Kjo vjen pasi Buxheti Federal të martën e kaluar zbuloi se udhëtimet do të jenë të reduktuara, deri në vitin 2021 – me sa duket vetëm për udhëtime thelbësore, në vend të pushimeve jashtë shtetit.