Një avion i linjave EgyptAir që u përplas teksa fluturonte drejt Kairos duke vvrarë të gjithë 66 njerëzit që ishin në bord, u rrëvzua nga cigarja e pilotit në kabinë që më pas shkaktoi një z jarr, u tha në një raport të ri mbi ngjarjen.
Avioni po fluturonte më 19 maj 2016, nga aeroporti Charles de Gaulle në Paris drejt aeroportit ndërkombëtar të Kairos, kur u rrëzua diku mes ishullit grek të Kretës dhe veriut të Egjiptit.
Por zyra franceze e hetimit të aviacionit civil ka arritur tashmë në konkluzionin se piloti Mohamed Said Shoukair i cili po tymoste në kabinën e avionit Airbus A320, kishte shkaktuar një z jarr të nxitur gjithashtu nga rrjedhja prej një maske oksigjeni në kabinë.
Katastrofa ajrore shkaktoi vde kjen e 56 pasagjerëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit, mes tyre 12 francezë, 30 egjiptianë, dy irakenë, një kanadez dhe një britanik.
Autoritetet egjiptiane kishin thënë se rrë zimi erdhi si pasojë e një sul mi terro rist duke pretenduar se gjurmë eksplozivi ishin gjetur në trupat e vik timave, por supozimet janë hedhur poshtë.