Trixa nuk është më në Big Brother Vip. E eliminuara e së premtes ishte Beatrix Ramosaj, e cila la brenda partnerin e saj Donaldin i cili ende po vazhdon garën.
Largimi i saj e ka prekur thellë aktorin i cili po ka vështirësi të ambientohet. Së fundmi ai ka realizuar një bisedë me Egzonën të cilës i ka rrëfyer brengën dhe mërzinë e tij.
“Jam njeri edhe une, mbreme erresire gjumi s’me zinte me kapi një lloj stresi, si ankth” u shpreh Veshaj. Në anën tjetër Egzona mundohej ta këshillonte që të mos heqë dorë.
Pas daljes së Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Donaldi është shqetësuar për këngëtaren teksa ka thënë se ka frikë për jashtë. Kujtojmë se Triksa ka pasur gjithmonë frikë për atë që e priste kur të linte shtëpinë dhe këtë gjë siç duket ja ka “transmetuar” edhe aktorit.
Ky i fundit i ka thënë Triksës “Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë. Ai do të jetë afër teje”, – tha Donaldi.