Në shtëpinë e “Big Brother VIP” orët e fundit ka vetëm një mision, të gjehen dy “Ninxhat” e natës. Dy prej banorëve janë zgjuar në orët e vona të natës dhe kanë shkatërruar thuajse gjithçka. Banorët duhet të gjejnë se cilët janë dyshja e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”.
Në disa momente ata u shfaqen të sigurtë për dyshimet e tyre dhe si zgjedhje për ta vërtetuar këtë janë treguar të gatshëm të vendosin edhe baste me njëri-tjetrin. Fifi dyshon te Donaldi dhe ky i fundit është përpjekur ta bindë se nuk është ai.
Të dy kanë biseduar me fytyrat shumë pranë njëri-tjetrit e duke u parë në sy për të kuptuar se kush gënjen.