Lajme

E hënë e zezë! Humb jetën artisja e madhe që lumturoi fëmijët shqiptarë dhe bëri shumë filma për ta

Është ndarë nga jeta shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto. Shkrimtarja ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Shpresa Vreto, Odhise Grillo dhe unë - Nga Albana Lifschin

Shpresa Vreto është autore e disa librave për fëmijë. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e shumë filmave, Shpresa Vreto - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top