Rozë

E hoqën nga ”Për’puthen”, Tola flet për Mikelën: Ajo do të lidhet aty, por nuk e marrin seriozisht aty





Mbrëmjen e të shtunës Tola u eleminua nga “Përputhen” me shumicë votash nga djemtë. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku dha mendimin e saj rreth personazheve.

Tola tha se Mikela është një ndër vajzat që kërkon vërtetë të përputhet në program, mirëpo sipas saj djemtë nuk e marrin seriozisht. Ndërkohë, ish-konkurrentja shtoi se Bashkimin e sheh shumë të përfshirë në raport me Alvisën, por Alvisën jo dhe aq.

“Në syrin tim shoh Mikelën që ka dëshirë të përputhet me dikë, por nuk e marrin shumë seriozisht djemtë. Ndoshta ngaqë është më lozonjare, i pëlqen të jetë protagoniste, por e shoh që Mikela ka dëshirë vërtetë të përputhet. Shoh Bashkimin shumë të përfshirë, por Alvisën shumë më pak”, u shpreh Tola.





MË TË LEXUARAT

To Top