Lajme

E hoqi Rama nga qeveria, Erion Braçe e degjeneron keq fare: Mos u mburrni me borxhet





Deputeti sociialist, Erion Braçe, i cili deri para pak muajsh mbante edhe pozicionin e zv.Kryeministrit,u shpreh sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohet për marrjen e një eurobondi prej 700 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, se ajo që rrezikon seriozisht situatën ekonomike në Shqipëri është pandemia.

Erion Braçe paralajmëron largimin nga detyra e zv/kryeministrit: Ka një fund! - Balkanweb.com - News24

Braçe u shpreh se niveli i vaksinimit në vend është në nivele shumë të ulëta dhe ka sugjeruar që për të vaksinuarit të krijohen lehtësi duke stimuluar procesin.

“Nuk mburret kush kur merr borxh, duhet të jemi të përgjegjshëm për brezat që do të vijnë. Atyre që edhe gjejnë punë në Shqipëri, edhe ikin nga Shqipëria. Shqipëria nuk është mirë me pandeminë dhe këtë duhet ta themi, kufizimi do të godiste ekonominë shqiptare.

Theksi duhet të vihet te vaksinimi, kërcënimi serioz që përmendet në të gjitha raportet nuk janë çmimet, vjen ekzaktësisht nga pandemia. A e kuptoni që ne sot kemi kufizime për të vaksinuarit, të gjithë rreth e qark nesh merren me këtë aspekt.

Nuk do të kemi ne sukses me vaksinimin në rast se nuk e stimulojmë. Borxhi bëhet i shëndetshëm vetëm në rast se rrisin të ardhurat, të l uftojmë me bizneset e mëdhaja që paguajnë pak ose fare pak për ato që fitojnë”, u shpreh Braçe.

Pas largimit nga postet qeveritare, Erion Braçe flet më thumba dhe mesazhe të koduara - Shqiptarja.com



MË TË LEXUARAT

To Top