Emina Cunmulaj është shqiptare e Malit të Zi dhe gjithmonë tregon me krenari origjinë e saj. Modelja e njohur, e cila jeton në SHBA, i kujton rrënjët e saj me mall dhe kthehet shumë shpesh në atdhe.
Prej disa javësh, ajo ndodhet në Malin e Zi, në vendin ku ka lindur dhe shprehet se aty janë perëndimet më të bukura të diellit.
Emina Cunmulaj pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht me dhe’. “Kjo është toka ime Këto janë perëndimet më të bukura të diellit Kjo është toka e jonë Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”- shkroi modelja krahas fotos.
“Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”- shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.
Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes.”