Rozë

”E ka dashur që te barku im”/ Orinda Huta bën rrëfimin e rrallë për vajzën

Moderatorja e njohur, Orinda Huta është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here i jep mundësinë ndjeksve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Emocionuese, Orinda Huta na shkriu zemrat me pozat e ëmbla nga ditëlindja e  Atarës – ArkivaNews

E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi, ku padyshim pyetjet më të shumta kanë qenë për të bijën, Atara. Mirëpo, krahas përgjigjeve, Orinda ka zbuluar edhe këngën e preferuar të vogëlushes së saj.

“Kënga e preferuar e Atarës që te barku i mamës”, ka shkruar ajo përmbi videon, ku shfaqet teksa këndon me të bijën këngën “Fire On Fire” të Sam Smith.

Orinda Huta, në një intervistë për “Aldo Morning Show”, ka folur për dashurinë që ka ndaj kafshëve. Moderatorja shpjegoi se vajza e saj, Atara është shumë e lidhur me qenin e saj, Rubi dhe kanë një marrëdhënie të veçantë. Ajo shtoi se Rubi bëhej xheloze për Atarën por kjo tashmë ka kaluar.

“Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë.”, tha ajo. Megjithatë, Rubi nuk është qeni i parë që ka mbajtur Orinda dhe Turi. Ata kanë pasur dhe dy qen endacakë të sëmurë.

Dyshja e njohur u kujdesën për këta qen derisa gjetën familje adoptuese. Ajo kujtoi një moment ku familjarët nuk ishin dakord për të marrë qen dhe madje situata doli pak jashtë kontrollit.

MË TË LEXUARAT

To Top