Lajme

E ka emrin Ismail, i riu shqiptar tregon se ka raste në Amerikë që e paragjykojnë

Një shqiptar nga Alaska telefonoi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të ndarë mendimin e tij mbi temën lidhur me përdorimin e emrave të vjetër në kohët e sotme

.Ismaili thotë se emrat e vjetër duhet të ruhen, por të vijnë më pranë kohës për shkak të globalizimit. Vetë ai tregon se ndonëse ndodhet në SHBA, has paragjykime lidhur me emrin.Aldo: Ismail, ti emrin e kujt trashëgon? Ismail: Unë trashëgoj emrin e gjyshit. Aldo: Ka problem për ty apo jo?

Ismail: Jo, në fakt problem nuk është sepse unë jam shumë krenar që kam emrin e tij.Kur e pashë këtë temën aty në Facebook, m’u duk interesant dhe doja të thoja që ka shumë kombe që i trashëgojnë emrat e gjyshërve ose emrat e të parëve, për shembull ja si ky mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Charles, ata trashëgojnë emrat e të parëve të tyre, edhe është mirë që shqiptarët të trashëgojnë emrat e paraardhësve të tyre.P

or ka disa emra që duhet të shuhen, ca emra që nuk shkojnë aspak sot në këtë ditë sepse sotgjërat po globalizohen, si kombe të gjithë po afrohemi, shqiptarë me gjermanë, me suedezë. Duhet të kemi emra më neutralë.Megi Latifi: Po kur ke qenë më i vogël je ndierë i paragjykuar për emrin? Ismail: Ka pak paragjykime, sidomos kur shkon të aplikosh për punë sepse gjëja e parë që njerëzitshohin është CV. Pavarësisht se jetoj në një shtet shumë demokrat dhe që nuk ka shumë paragjykime, prapë ndodhen disa paragjykime.

MË TË LEXUARAT

To Top